Luis Suarez dhe Samir Handanoviç janë shndërruar në dy objektivat kryesorë të Barcelonës për sezonin e ardhshëm, raportoi të enjten e përditshmja sportive spanjolle “AS”.
Disa ditë pasi Suarez u pezullua për dhjetë ndeshje nga Federata Angleze e Futbollit, pas një kafshimi që i bëri rivalit Ivanoviç në ndeshjen me Chelsea, pozicionet e uruguajanit në “Anfield” janë më të lëkundurra se kurrë.
Me këtë pezullim të gjatë, problemet që ka krijuar në të shkuarën dhe vetë dëshirën e futbollistit për të kaluar në një skuadër ku mund të fitojë tituj, oferta e Barcelonës mund të jetë e mjaftueshme për të bindur Liverpulin.
Me largimin e paralajmëruar të Victor Valdes në portë, klubi është i detyruar të përfshihet në merkato edhe për një portier e i preferuari është Handanoviç, numri një i Interit, për të cilin mund të ofrohen 25-30 milionë euro, të mjaftueshme për të garantuar transferimin.
Në çdo rast, sipas “AS”, në rast se nuk do të realizohet transferimi i portierit slloven, i përzgjedhuri i portës katalanase mund të jetë portieri i Galatasarajit, Muslera.
Top Channel