Peniani: Në rast lufte, reagim blic

23/03/2013 00:00

Kim Jong Un ka urdhëruar forcat speciale që të reagojnë “me shpejtësinë e dritës” në rast lufte, bën të ditur agjencia e lajmeve “KCNA”.

Lideri i ri koreano-verior, që ka gradën e marshallit, ka zhvilluar një mbikëqyrje të forcave speciale, të cilave u ka bërë thirrje që të “pushtojnë bastionet armike”.

Në ditët e fundit tensioni në gadishullin korean është rritur pasi Peniani kërcënoi të enjten se do të godasë bazat amerikane në Japoni dhe Guam, si reagim ndaj dërgimit të anijeve dhe avionëve.

Avionët në fjalë kanë marrë pjesë edhe më parë në stërvitje të ngjashme. Por këtë muaj, Pentagoni si rrallë ndonjëherë i njoftoi publikisht misionet e tyre, për të rikonfimuar “ombrellen bërthamore” të Shteteve të Bashkuara për Korenë e Jugut dhe Japoninë, në një kohë shqetësimesh të larta nga kërcënimet atomike të vendit komunist.

Mediat koreano-jugore publikuan gjithashtu foto të një nëndetëseje bërthamore amerikane gjatë një ndalese në një bazë detare të vendit.

Si për të përforcuar paralajmerimet e bëra, një zëdhënës i komandës së ushtrisë së Koresë së Veriut deklaroi se një bazë e forcave ajrore në Guam dhe bazat e marinës në Japoni janë të gjitha në rrezen e veprimit të armëve te Penianit.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë dy misione trajnimi mbi Korenë e Jugut muajin e fundit me B-52 Stratofortress, duke ngjallur një përgjigje të ashpër nga Veriu që kërcënon me reagim të ashpër ushtarak nëse fluturimet vazhdojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA