Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Një grup shkencëtarësh europianë përfunduan një projekt 15 mujor të grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave shkencore për të “klonuar” Big Bengut, teorinë e famshme të krijimit të universit.
Rezultati në fund të punës kërkimore ishte mahnitës dhe habiti shumë prej emrave më të njohur të studimit të hapësirës.
Me ndihmë e të dhënave të siguruara nga teleskopi “Planck”, një produkt 600 milion eurosh i ESA-s, grupi i shkencëtarëve doli në fund me projektimin e një harte të universit dhe sipas të dhënave të përfituara në laborator, rezulton se Toka, planeti ynë, është më e plakur nga sa pandehnim deri më tani.
Sipas këtij studimi, Toka është formuar 13.8 miliard vite më parë, c’ka do të thotë se është 50 milion vite më e vjetër nga sa pranohej gjërësisht deri më sot.
Harta e Universit
Shkencëtari i Agjencisë Europiane të Shkencës, Jan Tabuer tha se gjatë hulumtimit janë ndeshur me disa dukuri të cuditëshme. Është pikërisht këtu, thotë ai, ku i gjithë studimi bëhet interesant sepse në rrjedhjen e supozuar të ngjarjeve, dicka nuk shkonte.
Harta e universit, sigurisht do të kalojë shumë duar për t’u miratuar si studimi më serioz që përcakton kohën e formimit të tokës dhe deri atëherë ndoshta do të duhet shumë kohë, por sot mund të themi që ky studim dhe argumentet e parashtruara prej tij ka ngritur një pikëpyetje të madhe mbi periudhën e krijimit të universit.
Top Channel