Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti janë takuar gjatë së hënës për të biseduar për proçeset politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ky takim është konfirmuar përmes një komunikate për media nga zyra për informim e LDK-së, ku thuhet se në takim është biseduar për proçesin e reformës zgjedhore dhe se të dy liderët kanë shprehur gatishmërinë për ta çuar përpara këtë proçes.

Po ashtu, Mustafa dhe Kurti kanë biseduar për proçeset politike, përfshirë dialogun me Serbinë. Siç thuhet në komunikatën e LDK-së, “Mustafa ka theksuar edhe njëherë se LDK-ja kërkon transparencë të plotë në këtë proçes, si dhe respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Përveç këtyre çështjeve, një pikë qendrore e takimit ka qenë edhe diskutimi i mundësive për të bashkërenduar rolin e subjekteve opozitare në Kuvend për çështje të caktuara, për të cilat ka qëndrime të njëjta ose të përafërta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA