Vajza e Donald Trump ndan foton, ja librat që po lexon për të mësuar më shumë rreth Shqipërisë dhe Ballkanit Vetëvrasje apo vrasje, kjo është pyetja me të cilën përballen
autoritetet në Delhi të Indisë pasi një prej të dyshuarve për
përdhunimin e studentes 23-vjeçare në një autobus të kryeqytetit indian,
u gjet i vdekur në qelinë e tij.
Policia deklaroi se Ram Singh u vetevar ne burgun Tihar te Delhit, por avokati mbrojtes dhe familjaret e 33-vjeçarit kane dyshime te forta se ate, ne te vertete, e kane vrare. Singh ishte nje prej 5 personave te arrestuar per rastin e tmerrshem te perdhunimit me pasoje vdekjen e vajzes se re, qe shokoi vendin e ndezi debatet mbi trajtimin e femrave ne Indi.
I dyshuari i gjashte do te dale perpara nje gjykate per te mitur. Zyrtaret kembengulin se Tihari eshte nje prej burgjeve me moderne dhe te sigurta te Indise. Ai eshte i pajisur me kamera, aparatura qe diktojne telefonet celulare, skanere dhe detektore metalesh. I gjithe kompleksi ne pergjithesi pak ngjason me nje burg te mirefillte. Tihari konsiderohet gjithashtu edhe si institucioni i ketij lloji i profilit me te larte ne Indi, per shkak se ne qelite e tij jane mbyllur edhe politikane e biznesmene qe perballen me procese gjyqesore per korrupsion.
Vdekja e Singh-ut perben nje shqetesim per vete per autoritetet indiane, te cilat episodi i rende i 16 dhjetorit i ka vene nje trysni te jashtezakonshme. Sipas zedhenesit te burgut, Sunil Gupta, 33-vjeçari eshte vetevarur me nje litar te improvizuar nga nje batanije. Zyrtaret kane nisur menjehere nje hetim mbi ceshtjen mbi ngjarjen, ndersa trupi i pajete i singhut do te dergohet per vone per nje ekzaminim post-mortum.
Top Channel