“Në zgjedhje s’shkojmë dot me të”, Berisha para të rinjve demokratë: Ju garantoj se Rama rri dhe 12 vite në pushtet, duhet angazhohemi në lëvizje të fuqishme Gjatë një takimi me ish të burgosur dhe të përndjekur politikë, Aleanca Kuqezi shpalosi platformën qeverisëse për rehabilitimin dhe integrimin e tyre.
Aleanca Kuq e Zi premtoi se do të jetë qeverisja e parë shqiptare që do të përfshijë në strukturat e saj një kuotë përfaqësimi nga shtresat e ish të burgosurve politikë. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, foli për nevojën e hapjes së dosjeve të atyre që kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit dhe agjenturat e huaja.
“Aleanca Kuq e Zi do të jetë forca e parë politike e cila brenda 3 muajsh nga ndërtimi i qeverisë së re do të publikojë dosjet e të gjjithë bashkëpunëtorve të agjenturave të huaja anti-shqiptare. Do të sekuestrojmë ose shesim në ankand pasuritë e Berishës dhe familjarëve të tij. Paratë do të përdoren për ish të përndjekurit”, deklaroi Spahiu.
Kreshnik Spahiu nënshkroi marrëveshjen prej 11 pikash dhe kontratën e bashkëpunimit me shoqatat e ish të burgosurve politikë.
Top Channel