Fotot e mëposhtme tregojnë një zakon të shekullit të XIX në Europën Perëndimore që lindi pas shpikjes së aparatit të parë fotografik.

Duke qenë se ishte shumë më lirë dhe më praktike një fotografi se sa një portret nga një piktor, klasa e mesme kërkonte që të kishte një kujtim nga të afërmit që kishin ndërruar jetë dhe zakonisht i bënin një fotografi pas vdekjes.

Disa janë fotografuar në arkivol, por shumica janë fotografuar pranë anëtarëve të tjerë të familjes, njësoj sikur të ishin gjallë.

Ka qenë një periudhë kur vdekshmëria e fëmijëve ishte në nivele të larta. Të miturit pa jetë i vendosnin pranë vëllezërve dhe motrave për të bërë foton, ndërsa të rriturit zakonisht i ulnin në karrike.

Pasi bëhej fotoja, sytë i vizatoheshin të hapura në mënyrë që të dukej se ishin gjallë.

Top Channel