Panorama e ‘piramidave’ misterioze të Guizhou është magneti i ri turistik i Kinës (fotot)

22/05/2024 17:36

Turistët e tërhequr nga panoramat me piramida kanë tashmë një alternativë ndaj atyre të Egjiptit, pas famës që po marrin formacionet e kontestuara si ‘natyrale’ të piramidave në provincën kineze të e Guizhou.

Malet piramidë në krahinën Anlong janë kthyer në një atraksion muajt e fundit pas publikimit të formave të tyre misterioze nga kërkues të piramidave .

Turisti serb Nemanja Bauk tha për rrjetin shtetëror Xinhua, se kishte ardhur në Anlong për panoramat mahnitëse. “Vendi është shumë i bukur, njerëzit janë të sjellshëm”, tha Bauk.

Në mars fotografi Su Zhengqiang publikoi pamjet e maleve piramidale të Anlong në platformën kineze Douyin, ku ato ishin shikuar miliona herë dhe mijëra njerëz komentonin.

Autoritetet lokale thonë se kanë identifikuar një total prej 15 piramidash të tilla, vetëm 2 kilometra larg qendrës së krahinës.

Teksa mrekullia natyrore fiton popullaritet online, turizmi lokal po bashkëshpunon me atë qendror për identifikimin e pikave më panoramike, shkruan Xinhua.

“Ishte e mrekullueshme, jam i lumtur që vendosa ta vizitoj këtë vend,” tha He Jifeng, turistja e brendshme nga Guiyang.

“Piramidat në Egjipt janë ndërtuar artificialisht dhe u lejojnë vizitorëve të njohin ose spekulojnë për historinë e civilizimin, kurse piramidat e Anlong tregojnë sharmin e panoramës kineze”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
1/3
Malet piramidë në krahinën Anlong janë kthyer në një atraksion muajt e fundit pas publikimit të formave të tyre misterioze nga kërkues të piramidave .

Top Channel