Milioneri amerikan ‘mbulon me para’ të sapo-diplomuarit, por u kërkon një kusht (fotot)

21/05/2024 18:26

Një biznesmen amerikan ka surprizuar një klasë të sapo-diplomuarish të Universitetit të Massachusetts duke deklaruar se do t’u jepte atyre $1,000 secilit.

Duke folur në skenë milioneri filantropist Rob Hale u tregoi studentëve se një furgon jashtë po priste me zarfet e mbushura me para dhe studentët nisën të brohorisnin e ulërisnin, ndërsa rojet e sigurisë sollën çantat në skenë.

Hale u tha studentëve se do të merrnin 1,000 dollarë secili, por kishte një kusht, ata mund të mbanin $500 dhe pjesën tjetër t’ia falnin dikujt.

Burri shtonte se për të dhe bashkëshorten Karen një nga kënaqësitë më të madha ishte të jepje.

“Ne duam t’ju japim dy dhurata. E para është dhurata jonë për ju, e dyta është dhurata e të dhënit. Në këto kohë të vështira është gjithnjë e më shumë nevoja e të ndarit me të tjerët, e të kujdesurit. Komuniteti ka nevojë për ju dhe për bujarinë tuaj”.

Hale është themeluesi i kompanisë Granite Telecommunications, që llogaritet nga Forbes me pasuri në rreth $5.4 miliardë. Ai ka bërë dhurata të tilla edhe për grupe të tjera studentësh vitet e fundit, siç ishte eventi në universitetin UMass Boston vitin e shkuar dhe para tij me studentët e Roxbury Community, shkruan ABCNews.

Studenti Joshua Bernadin tha: “U surprizova shumë, të gjithë ishin të surprizuar, dhe të lumtur. Nuk kam vendosur akoma çfarë të bëj me paratë. Do të paguaj një pjesë të borxheve ndërsa $500 do t’i bëj donacion te kompania e teatrit dhe të korit të kishës, të cilët përfshihen në aktivitete këtu në universitet”.

FOTO GALERI
1/3
“Ne duam t’ju japim dy dhurata. E para është dhurata jonë për ju, e dyta është dhurata e të dhënit. Në këto kohë të vështira është gjithnjë e më shumë nevoja e të ndarit me të tjerët, e të kujdesurit. Komuniteti ka nevojë për ju dhe për bujarinë tuaj”, tha biznesmeni.

Top Channel