“Lidhja perfekte”, Camila Cabello flet “pa dorashka” për dashurinë e parë: Isha fanse e tij, sapo e takova…

21/05/2024 18:04

Këngëtarja e famshme amerikane Camila Cabello ka folur pa dorashka për jetën e saj private, veçanërisht për lidhjen e saj të parë.

Në podcastin “Armchair Expert”, këngëtarja zbuloi se dashuria e parë e jetës së saj ishte shkrimtari Matthew Hussey kur ajo ishte 20 vjeçe.

Camila, tani 27 vjeçe tregon se ishte fanse e tij dhe i kishte dëgjuar podcaset e tij me vëmendje.

“Kam dëgjuar podcast-in e tij më parë si fanse, kishte një podcast takimesh.”

“Oh, Zoti im. Unë jam një fanse e madhe e juaja”, dhe ata dolën për darkë atë natë, tregoi ajo.

Camila, e cila do të publikojë albumin e ri “C, XOXO” muajin e ardhshëm, tregoi se me Matthew Hussey kreu për herë të parë marrëdhënie seksuale dhe e cilëson si dashurinë më të bukur.

“Ai ishte një person vërtet i mrekullueshëm”-tregon ajo për shkrimtarin.

“Ishte si lidhja e parë perfekte. Me të vërtetë e zgjeroi botën time sepse ai nuk ishte i fushës sime.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel