Urdhri i Farmacistëve: Sistemi në kaos

26/12/2012 00:00

Urdhëri i Farmacistëve deklaroi se gjatë vitit 2012 sistemi ynë
farmaceutik ka shënuar regres. Kryetari i tij Arjan Jaupllari përmendi
problematikat më kryesore të sistemit duke nisur që nga dhënia e
shërbimit prej joprofesionistëve e deri tek rreziku prej barnave të
fallsifikuara e që rrezikojnë jetën e pacientit.

Kreu i Farmacistëve thotë se për të dalë nga kaosi, ku është zhytur sistemi farmaceutik shqiptar nevojiten reforma të thella.

Sipas kreut të Urdhrit të Farmacistit, i takon strukturave përgjegjëse, Ministrisë së Shëndetësisë Qendrës së Kontrollit të Barnave të zbatojnë detyrat e tyre me qëlim që shërbimi farmaceutik të jetë sipas standardeve.

 

Top Channel