Qyteti i Elbasanit zgjohet çdo ditë i mbuluar nga një re e dendur tymi.
Asgjë nuk mund të dallosh nga një distancë jo e largët për shkak të
dendesisë.

Elbasani trashëgon një ndotje katastrofike nga e kaluara e ish-Kombinatit Metalurgjik, ndotje e cila duket se nuk eshte me e paktë në ditet e sotme. Me e prekur nga kjo situate eshte lagja prane ish-Kombinatit Metalurgjik. Sidomos gjate nates dhe ne mengjes qindra banore te kesaj zone mbyllen ne shtepite e tyre, pa mundur te hapin dritaret per ajer, pasi gjithcka eshte vetem tym.

Shifrat e monitorimit te kryer flasin per ambient te paster brenda normave te BE-së, si per qytetin ashtu edhe per zonen industriale. Por Drejtori i Mjedisit, Adi Madhi pranon qe problemet ekzistojne.

Kryetari i Bashkise jo vetem i konsideron te rreme shifrat e bera publike, por sipas tij nese kjo situate nuk gjen nje zgjidhje urgjente, do te kerkoje ndihmen e qytetareve.

“Eshtë një problem akut për qytetin dhe qytetarët e Elbasanit. Shifrat e sëmundjes së kancerit janë tronditëse dhe kjo nuk ka të bëjë me kequshqyerjen, por me cilësinë e ajrit që ne jetojmë çdo ditë”, tha Qazim Sejdini.

Elbasani ka problem te madh edhe fushen e mbeturinave, qe digjet pothuajse çdo dite, e cila e gershetuar me shkarkimet e industrisë helmojne kete qytet.

Top Channel