Përmbytjet masive dhe krizat e ujit si pasojë e thatësirës po bëhen fenomene që po prekin e dëmtojne rëndë vende dhe rajone të ndryshme të botës.

Ministri i mjedisit, Fatmir Mediu dhe homologet e tij në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Turqi kanë diskutuar në një konferencë të përbashket domosdoshmërine e bashkëpunimit për të minimizuar efektin serë dhe për t’iu përshtatur e ndikuar në efektet që sjell ndryshimi i klimës.

“Shqipëria nuk ka detyrim për reduktim në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare. Por si pjesë e axhendës europiane, ne jemi pjesë e nismave që synojnë në planifikim dhe zbatimin e masave konkrete për reduktimin e këtyre gazeve. Kjo, sigurisht na çon drejt gjetjes së një balance të drejtë midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit apo siç quhet sot, zhvillimit të qëndrueshëm”.

Kreu i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, tha se është koha  për të vepruar tani, edhe pse bota po përballet me probleme të mëdha dhe urgjente siç është kriza ekonomike.

Në këtë takim, Mediu tha se disa projekte bashkëpunimi kanë nisur me Turqinë dhe me vendet e tjera të rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA