SHBA, virusi i parkut, vdes i treti

07/09/2012 03:10

Rreth 12 000 njerëz të cilët vizituan kampingun e Parkut Kombëtar të Yosemite në Kaliforni janë në rrezik nga një virus vdekjeprurës, paralajmëruan zyrtarët.

Paralajmërimi vjen pasi një person nga Virginia Perëndimore, i cili vizitoi parkun në qershor, u bë personi i tretë që gjeti vdekjen nga virusi hantavirus.

Tetë raste janë konfirmuar deri tani. Ndërsa nuk ka ende një kurë për virusin, përhapur nga jashtëqitjet e brejtësve të infektuar.

Parku tha se po bëhen rreth 1,000 telefonata në ditë nga vizitorët e frikësuar.

Deri tani nuk ka një kurë të njohur për virusin, përhapur nga jashtëqitjet e brejtësve të infektuar. Simptomat mund të marrin deri në gjashtë javë dhe një e treta e rasteve janë fatale.

Virusi është gjetur në feçen, urinën dhe pështymën e brejtësve. Kur këto janë tharë dhe përzjerë me pluhurin, mund të jenë thithur nga njerëzit, veçanërisht në hapësira të vogla.

Sëmundja mund të përhapet edhe në qoftë se njerëzit prekin ose hanë substanca të kontaminuara, si dhe nëse janë kafshuar nga një kafshë e infektuar.

Vdekja e parë u raportua në muajin gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA