“21 Janari”, fillojnë dëshmitë

13/06/2012 00:00

Procesi gjyqësor i 21 Janarit ka hyrë në fazën e dëgjimit të
dëshmitarëve të Prokurorisë. Por vetëm një nga dhjetë prej të thirurve
për procesin e së mërkurës u paraqit në sallën e gjyqit, ndërsa për
nëntë të tjerët, prokuroria kërkoi që të angazhohej policia për t’i
njoftuar, pasi posta nuk do mund ta kryente dot këtë funksion.

Deshmitari i vetem, Artes Dybeli, i thirrur nga Prokuroria ka deshnmuar ne favor te akuzes, ndersa deklaroi se mori dy plumba ne gryke dhe ne shpatull, nderkohe qe ndodhej ne rrugen midis dy kullave dhe godines se Gjykates Kushtetuese.

Dybeli deshmoi se nuk kishte shkuar per te protestuar ne bulevardin ‘Deshmioret e Kombit’, por kishte shkuar me shoket e tij per te pare ne distance se cfare po ndodhte aty. Dybeli deklaroi se nuk ishte ngjitur ne ndonje lartesi, as ne trotuar, ne momentin kur mori dy plumbat, duke dhene perceptimin personal se plumbat qe e goditen vinin nga nje qitje me drejtim nga Kryministria dhe jo ne ajer.

Me ane te ketij deshmitari akuza donte te vertetonte se nga Garda eshte qelluar ne drejtim te turmes dhe se disa nga qitjet e kryera prej saj plagosen edhe qytetare kureshtare. Dybeli tha se u qellua vetem pak sekonda, pasi porta e kryeministrise u godit nga automjeti tip benz mercedes. Por Dybeli, gjate pyetjeve te bera nga mbrojtja, tha se nuk njihte asnje nga te pandehurit dhe se nuk kishte mund te dallonte dot se nese ndonje prej tyre e kishte goditur.

Top Channel