SHBA, 3 muaj burg kampionit të boksit

02/06/2012 10:25

Kampioni i botës në boks, amerikani Floyd Mayweather Jr ka nisur një dënim prej tre muajsh burg për dhunë në familje.

Sportisti u dënua në dhjetorin e kaluar pasi u shpall fajtor për agresion ndaj ish-të dashurës së tij, Josie Harris.

Gjyqtari shtyu kohën e tij të burgimit në mënyrë që t’i lejonte të ndeshej me boksierin Miguel Cott më 5 maj. Ai e fitoi ndeshjen dhe fitoi gjithashtu 32 milionë dollarë.

Reperi 50 Cent ishte në gjykatën e Las Vegasit bashkë me mikun e tij Mayweather dhe tha se luftëtari do të jetë mirë.

Në momentin e vendimi, gjyqtarja tha se ishte tej mase e shqetësuar për faktin se Mayweather e kishte sulmuar dhe kërcënuar Harris teksa dy fëmijët e tyre ishin të pranishëm.

Ngjarja ndodhi në vitin 2010, por përballja e boksierit me drejtësinë daton që prej vitit 2002 për një sërë veprash penale që kanë të bëjnë kryesisht me ushtrim dhune.

Ai konsiderohet në masë  të gjerë si një nga boksierët më të mirë në botë dhe ka fituar të 43 ndeshjet e nivelit të lartë ku ka marrë pjesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA