Twitter, zbulohen mijëra fjalëkalime

09/05/2012 08:00

Informacionet e të paktën 35 mijë përdoruesve të Twitter ja dhunuar pasi fjalëkalimet e tyre janë publikuar në një faqe interneti.

Rrjeti social ka nisur hetimin për të kuptuar se si emrat dhe fjalëkalimet e mijëra personave janë publikuar në Pastebin.

“Po studiojmë situatën dhe kemi lajmëruar të gjithë përdoruesit të cilët mendojmë se janë në rrezik që të ndryshojnë fjalëkalimin”, shpjegohet në një komunikatë të lëshuar nga rrjeti shoqëror me bazë në San Francisko.

Twitter është një rrjet shoqëror me anë të të cilit mund të publikosh tekste dhe të lexosh tekstet e të tjerëve deri në 140 karaktere.

Twitter është një nga 10 faqet më të vizituara në internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA