Pamjet e një kamera amatore tregojnë uljen spektakolare të një avioni në Bilbao të Spanjës. Piloti bëri një zbritje të detyruar, por të suksesshme në kushte shumë të këqija të motit.
Askush nuk do të donte të ishte në vend të pilotit, por asnjë pasagjer në bordin e avionit, pamjet amatore të së cilit janë spektakolare.
Ato tregojnë avionin në momentin e uljes në aeroportin Loiu të Bilbaos që shtyhet nga era e fuqishme, deri në 140 km në orë.
Këto ditë, veriu i Spanjës është goditur nga cikloni Petra. Shumë aeroporte janë mbyllur dhe shumë avione kanë ndaluar në aeroporte të
tjerë.
Komandanti i avionit arriti me sukses, të ruajë gjakftohtësinë pavarësisht kushteve të motit, arriti ta ulë avionin me shumë guxim dhe në siguri të plotë. Asnjë prej pasagjerëve nuk u lëndua.
Top Channel