Kanada, televizioni jep porno në vend të lajmeve

25/04/2012 13:50

Të premten e kaluar, kur kanadezët e Ontarios prisnin edicionin e lajmeve të orës 09.30, televizioni lokal CHCH në vend të lajmeve transmetoi përgjatë tre minutave një video pornografike.

Gabimi trashanik i televizionit u komentua gjatë në Twitter dhe bëri xhiron e botës brenda pak orëve.

Për këtë arsye CHCH kërkoi falje në faqen e internetit duke shpjeguar se një nga kompanitë kabllore që emetojnë sinjalin provokoi një ngatërresë kur po riparonte kabllot në një seksion ku kishte pasur probleme teknike.

“CHCH i kërkon falje atyre telespektatorëve që u ekspozuan ndaj një programi me përmbajtje të papërshtatshme në orën 09.30. Nuk ishte gabimi ynë, por gjithsesi kërkojmë falje”, u shpreh drejtori i lajmeve Mike Katrycz.

Top Channel