“Lamborghini”, tani edhe fuoristradë

24/04/2012 00:00

Prodhuesi i makinave “Lamborghini” ka prezantuar në Pekin modelin e ri
URUS, një makinë me pamje personale dhe shumë agresive, që shënon hyrjen
e llojit në familjen e fuoristradave.

“URUS përbën një pikë të re referimi në segmentin e makinave sportive, falë dizajnit ekskluziv, me një impakt të fuqishëm në brendësi dhe me performanca në një nivel të jashtëzakonshëm”, thuhet në një komunikatë të kompanisë.

URUS do të jetë modeli i parë i “Lamborghini” që do të përdoret si makinë familjare, një pozicionim që mundëson zgjerimin e gamës së klientëve.

Tregjet kryesore ku URUS do të prezantohet, me një prodhim prej 3 mijë njësish në vit, janë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Rusia, Lindja e Mesme dhe Kina.

Megjithatë, nuk do të jetë çudi nëse makina e re do të shihet në rrugët e Shqipërisë, ku pavarësisht nivelit modest ekonomik, automjetet luksoze glojnë në rrugët e qyteteve.

FOTO GALERI
1/4
Lamborghini i ri URUS

Top Channel