Vajza ruse, identike me kukullën Barbie

23/04/2012 11:40

Shumë vajza të vogla rriten duke luajtur me kukullat Barbie dhe disa prej tyre mundohen t’i ngjajnë sa më shumë atyre.

Por Valeria Lukyanova ia ka arritur plotësisht qëllimit. Ajo është bërë e famshme mes përdoruesve rusë të internetit me blog-un e saj. 21-vjeçarja ngjan tmerrësisht shumë me një kukull duke parë fotot e postuara në profil.

Flokët e gjata bjonde, beli i hollë dhe gjoksi i madh kanë bërë që shumë përdorues të internetit të vënë në dyshim ekzistencën e saj.

Por disa foto në Facebook ku ka përdorur shumë më pak tualet e hedhin poshtë këtë hipotezë.

“Jo vetëm që duket e shëmtuar, por edhe qesharake”, shkruan një vizitor i blog-ut, ndërsa një tjetër shton: “Një femër me tipare perfekte dhe trup perfekt është e mërzitshme.”

FOTO GALERI
1/7

Top Channel