Macja, kafsha shtëpiake më e zgjuar

23/04/2012 11:10

Njeriu dhe macja kanë një tru shumë të ngjashëm në strukturë dhe funksion me njëri-tjetrin. Ky është rezultati interesant i studimeve të fundit mbi inteligjencën e kafshëve që çuditërisht nxjerrin macen më të zgjuar se qenin në dialogun me të zotin.

Revista shkencore angleze ‘New Scientist’ ka grumbulluar rezultatet e të gjitha eksperimenteve që janë bërë për këto kafshë shtëpiake duke zbuluar se truri i maces (edhe pse më i vogël se i qenit) ka dyfishin e neuroneve.

Gjithashtu studimi tregon se macet janë po aq të shoqërueshme sa edhe qentë. Jo vetëm kaq. Të gjithë do të vinim bast se numri 1 për nuhatje është qeni, por do humbnim. Kërkimet e reja kanë treguar se macet kanë më shumë receptorë nuhatjeje se miku besnik i njeriut.

Një tjetër avantazh i maceve është se të qëndrosh pranë tyre bën mirë për shëndetin, me kusht që të mos jeni alergjikë.

Top Channel