I humbet topi prej tsunamit, e gjen në Alaskë

23/04/2012 00:00

16-vjeçari Misaki Murakami, i mbijetuar i tsunamit në Japoni, e pa shtëpinë t`i shkatërrohej nga dallga gjigante e marsit 2011.

I bindur se çdo kujtim i vjeter kishte humbur nje here e pergjithmone, djaloshi mbeti i shokuar kur mesoi se nje vit me pas, topi i tij i vyer i futbollit eshte gjetur ne Alaske, mijera kilometra larg vendlindjes se vet.

“Nuk do ta kisha imagjinuar kurre. U cudita kur me thane qe topi im ka dale ne Alaske. U shokova te them te drejten, por fakti qe po arrij te rekuperoj te pakten nje nga sendet e mia personale, me gezon pa mase”, thotë djali.

Topi ne fjale ka nje domethenie te vecante per 16-vjeçarin.Kur ndryshoi shkolle ne fund te klases se trete fillore, shoket dhe mesuesit vune te gjithe firmat e tyre me emrin ne krah, poshte nje mesazhi ku thuhej: “Fat te mbare Misaki Murakami!”.

Djali arriti te shpetonte pak perpara se tsunami te perplasej mbi qytetin e tij. Muri i ujit e mori shtepine e adoleshentit me vete dhe ai as qe enderronte te gjente ndonje prej objekteve te veta personale. Por topi i futbollit ka pershkuar çuditerisht mijera kilometra neper paqesor, per te mberritur nje vit me vone ne ishullin Middleton te Alaskes, ku e gjeti tekniku i nje stacioni radaresh. Identifikimi i pronarit nuk qe dhe aq i veshtire, per shkak se e kishte me vete te gjithe informacionin e nevojshem. Nje pjese e mire te mbeturinave nga tsunami japonez, parashikohet te mberrijne ne brigjet e Shteteve te Bashkuara diku nga viti 2013, ose pak me vone.
 

Top Channel