Dita e Tokës në “Big Brother”

23/04/2012 00:00

Ndërsa qindra qytetarë në të gjithë botën dhe në Shqipëri shënuan Ditën e Tokës nëpërmjet aksioneve vullnetare dhe fushatave sensibilizuese, dhe nga banorët e shtëpisë së Big Brother janë përcjellë mesazhe për mbrojtjen e planetit tonë.

Në një mjedis natyror të improvizuar brenda shtëpisë së “Big Brother 5”, konkuretët duhet të pastronin mbetjet e shumta që kishin pushtuar hapësirën, ku më pas do të organizonin piknikun e tyre.

Jo vetëm kaq. Nëpërmjet disa globeve të realizuar me dorë nga të rinjtë e “Rrjetit Shqiptar të Vullnetarëve” dhe “Korpusit të Vullnetarëve”, banorët u informuan me fushata mjedisore të ndërmarra në Shqipëri ndër vite, aksione nëpërmjet të cilave është bërë thirrje për ruajtjen e mjedisit tonë të përbashkët.

Nëpërmjet “Save the World” (Shpëtoni Tokën), shfaqjes unike që mban firmën e Rezart Agës, performuar nga artisti Fatmir Murra nga shtëpia e “Big Brother Albania” për banorët e reality-shoë, por edhe për gjithë shqiptarët, u përcollën fakte tronditëse për atë që duhet të jetë sjellja jonë me Tokën dhe natyrën.

Ky duhet të jetë momenti i madh i reflektimit dhe veprimi pasi natyra ka nisur hakmarrjen e saj ndaj njeriut që përgjatë shekujve vec e ka shfrytëzuar atë, pa i kthyer asgjë pas. 

Top Channel