“Një ditë nga jeta në Tokë”

23/04/2012 00:00

“Një ditë nga jeta në Tokë”. Kjo është ideja që ka bashkuar në një film të vetëm qytetarët e botës, qendrat e zhvilluara të rruzullit me ato më të varfërat, lumturinë dhe hidhërimin, shpresën dhe vdekjen, nën një moto të vetme: Ndajmë të gjithë të njëjtën shtëpi, planetin Tokë.

‘One day on Earth’, quhet filmi dokumentar i xhiruar në 10.10.2010 dhe i shfaqur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Më shumë se 19 mijë njerëz kontribuan në projekt duke xhiruar më shumë se 3 mijë orë pamje nga çdo vend i botës, e ku përfshihen më shumë se 70 gjuhë…Filmi pati premierën globale, njëkohësisht në më shumë se 170 vende. Në Shqipëri ekranizimi i tij u mundësua nga “Perfacts”.

Projekti ambicioz përfshin një ditë nga jeta në Tokë nga këndvështrimi më intim, deri tek më i zakonshmi, duke kaluar nga qytetet e mëdha, e deri tek vendet në konflikt. Synimi i tij është të tregojë se në këtë botë të madhe e të fuqishme, ndonjëherë të rrezikshme e herë të tjera të mrekullueshme, jeta e cdokujt lidhet pashmangshmërisht me atë të cdo banori tjetër në planet…

Top Channel