Afrika, mbi një rezervuar uji

20/04/2012 00:00

Shkencëtarët thanë se “kontinenti i shkretëtirës”, Afrika gjendet mbi një rezervuar nëntokesor uji. Ata argumentojnë se vëllimi i ujit është 100 herë më i madh se sasia e ushqimit mbi sipërfaqen e tokes.

Ekipi i shkencëtarëve ka skicuar hartën e detajuar të shkallës dhe potencialit të burimeve të fshehta. Duke shkruar në gazetën online “Enviromental Research Leters”, ata nënvizojnë se shpimi ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të shtuar burimet e ujit.

Në të gjithë Afrikën mbi 300 milionë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm. Kërkesa për uje parashikohet të shtohet ndjeshëm në dekadat e ardhshme, si pasojë e rritjes së popullsisë dhe për sistemet e vaditjes për të rritur të mbjellat.

Top Channel