Lumturia gjithnjë lidhet me ëndrrat e mëdha, që shpesh mbeten në sirtar. Është më e thjeshtë se kaq. Optimizmi na bën të lumtur, mbi të gjitha na ruan zemrën, të kundërtën bën stresi dhe depresioni.

Studimi i kryer nga Shkolla e Harvardit për Shëndetin Publik është botuar në Buletinin Psikologjik. Duke mbikqyrur 200 raste, ata mbërritën në konkluzionin se optimizmi, kënaqësia nga jeta dhe lumturia lidhen me uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës apo enëve të gjakut, pavarësisht moshës, statusit socialo-ekonomik, duhanit apo peshës së trupit.

Rreziku nga sëmundjet ishte 50 % më i ulët tek individët shumë optimistë.

Megjithatë do të duhet një studim më i thelluar për të mbërritur në një përfundim të tillë. Secili prej nesh e ka kuptuar se humori dhe të ndjerit mirë ndihmon mëndjen dhe zemrën. Gjithkush nga ne e ka kuptuar se mirëqënia psikologjike është një pjesë e rëndësishme e një jete të shëndetëshme, njësoj si sporti. Për këtë arsye studiuesit sygjerojnë se krahas shëndetit fizik duhet t’i kushtohet vëmendje edhe atij mendor.

Këshilla e mirë vjen si refereni i këngës së famshme “Don’t uorry, be happy”.

Top Channel