Koleksioni i kafshëve me dy kokë

16/04/2012 11:00

Todd Ray, një ish-producent muzike, ka një koleksion shumë të çuditshëm në shtëpinë e tij: ai zotëron kafshë të ndryshme me dy kokë.

‘Huffington Post’ publikon se koleksioni ekzotik përmban 12 kafshë me dy kokë që i ekspozon në një nga plazhet e Kalifornisë. Gjarpërinj me dy kokë, breshkë me dy kokë, dhi me dy kokë etj.

Por, në koleksion gjendet edhe krijesa e vetme e gjallë në planet me tre kokë: breshka me emër Myrtle, Squirtle dhe Thirdle.

Libri i rekordeve Guinness e ka shpallur në janar të vitit 2010 Ray Todd si pronarin e koleksionit më të madh të kafshëve me dy kokë. Ray ka shpenzuar 157 mijë dollarë për blerjen e tyre.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel