Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet të mërkurën e ardhshme në një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar për gjendjen në veriun e Kosovës.

Është Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka arritur të grumbulloje gjatë së premtes 45 nënshkrime, që janë të mjaftueshme për të thirrur seancën e jashtëzakonshme.

Këtë e ka konfirmuar për Top Channel shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Ai ka thënë nëpërmjet telefonit të premten mbrëma se kjo është arritur në bashkëpunim me grupet tjera parlamentare, si AAK, AKR, dhe partitë e minoriteteve, ndërsa nuk kanë arritur të vënë kontakt me ata të LDK-së, dhe një përgjigje nga Vetëvendosje ende nuk e kanë marrë.

“Duke e përcjellë situatën e krijuar në very të fundit, me theks të veçantë ditëve të fundit, pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur, aktit terrorist ndaj familjes Haradinaj, ku humbi jetën kryefamiljari Selver Haradinaj, kemi vendosur për thirrjen e një séance të jashtëzakonshme ku deputetët do të paraqesin shqetësimet e veta, dhe do të japin idetë më të mira me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për jetë, për qytetarët e asaj pjese të Kosovës”.

Seanca në fjalë pritet të thirret të mërkurën, dhe me fillim në ora 14:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA