Theron lë djalin për premierën e filmit

11/04/2012 17:40

Promovimi i filmit të të ri detyroi Charlize Theron që të largohet për pak kohë nga detyrat e saj të nënës së një foshnjeje, për të magjepsur me hijet e saj Parisin, ku edhe u vu në skenë për herë të parë filmi “Prometheus”.

Theron, e cila vetëm një muaj më parë lajmëroi se ka birësuar një fëmijë të porsalindur, tregoi linja të hajthshme, ndërsa u paraqit në mbrëmjen e premierën me një fustan elegant blu, të ngjitur pas trupit.

36-vjeçarja u paraqit në parket me syze dielli, të cilat i hoqi më pas për t’u fotografuar nga mediat. Aktorja me origjinë afrikanojugore ra në sy edhe për mungesën e plotë të bizhuterive në trupin e saj, ndonëse është e qartë që një bukuri e tillë, nuk ka nevojë për stoli për t’u zbukuruar.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA