S’e Luan Topi/ “E ëma e qëlloi me gur për ta vrarë”, Pastor Vilajeti rrëfen historinë e fëmijës që shpëtoi, përlotet në studio
Promovimi i filmit të të ri detyroi Charlize Theron që të largohet për pak kohë nga detyrat e saj të nënës së një foshnjeje, për të magjepsur me hijet e saj Parisin, ku edhe u vu në skenë për herë të parë filmi “Prometheus”.
Theron, e cila vetëm një muaj më parë lajmëroi se ka birësuar një fëmijë të porsalindur, tregoi linja të hajthshme, ndërsa u paraqit në mbrëmjen e premierën me një fustan elegant blu, të ngjitur pas trupit.
36-vjeçarja u paraqit në parket me syze dielli, të cilat i hoqi më pas për t’u fotografuar nga mediat. Aktorja me origjinë afrikanojugore ra në sy edhe për mungesën e plotë të bizhuterive në trupin e saj, ndonëse është e qartë që një bukuri e tillë, nuk ka nevojë për stoli për t’u zbukuruar.
Top Channel