Bocelli: Vajzën e vë në gjumë me këngë

09/04/2012 14:30

Tenori i verbër italian Andrea Bocelli është shprehur se vajzën e tij të vogël e vë në gjumë duke kënduar.

53-vjeçari, i cili ka humbur shikimin në moshën 12-vjeçare, theksoi për revistën ‘Hello!’ se do i përkushtohet më shumë vogëlushes Virginia në krahasim me përkushtimin që ka pasur me djemtë nga martesa e parë.

“Fatmirësisht për të unë do të jem i vjetër kur vajza të bëhet 15 vjeç kështu që detyrat e mia do ia lë djemve”, deklaroi Bocelli.

Ndërsa për momentin italiani ka vetëm një detyrë: “Këndoj për të vënë në gjumë vajzën.”

Andrea Bocelli dhe e fejuara e tij Veronica Berti kanë mirëpritur ardhjen në jetë të vajzës muajin e kaluar.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA