Emri i Anna Chapman është bërë i njohur në të gjithë botën pasi në 2010 ajo u arrestua në SHBA, si antarja më e njohur e një rrjeti prej dhjetë studentësh rusë, të aktivizuar në veprimtari spiunazhi.
30-vjeçarja u rikthye në atdheun e saj pas disa javësh, si pjesë e një marrëveshje sekrete që solli këmbimin e 10 studentëve me katër agjentë amerikanë të kapur në Rusi dhe që prej atëherë është shndërruar në një ikonë të modës dhe kronikave rozë.
Megjithatë, burime të reja tregojnë se ish-spiunia arriti të joshte një prej antarëve të kabinetit të ngushtë të Obamës dhe se vetëm arrestimi në kohë e pengoi atë që të krijonte një marrëdhënie, e cila eventualisht mund t’i siguronte informata të çmuara Shërbimeve Sekrete Ruse (FSB).
Në një dokumentar të transmetuar të hënën, një agjent i kundërzbulimit të FBI-së tregoi se ishte pikërisht shoqërimi i saj me drejtuesin e lartë që çoi në demaskimin e grupit.
”Ajo po afrohej gjithmonë e më shumë në kontakte gjithmonë e më të rëndësishme dhe kështu filluam të dyshonim. Në momentin që u arrestua, ishte duke u përpjekur që të fuste në një kurth dashurie një zyrtar shumë pranë Obamës”, pranoi agjenti Frank Figliuzzi.
Pasi në dy vitet e fundit e reja i është përkushtuar një karriere “rozë”, shumë media e kanë konsideruar si vetëm një shou historinë e saj të spiunazhit, por siç shpjegon Figliuzzi, e vërteta është se Chapman ishte me të vërtetë një agjente e vlefshme për FSB-në.
Top Channel