Qeni “birëson” një rosë

03/04/2012 17:30

Një revistë britanike publikoi të martën fotografitë e rralla të një rose të birësuar nga një qen.

Pasi nëna e tij u gllabërua nga një dhelpër, biba e sapolindur mbeti e vetme në një pyll. Vetëm 7 ditëshe, ajo nuk është në gjendje të kujdeset për veten dhe do të kishte ngordhur, nëse në ndihmë nuk do t’i kishte ardhur një labrador.

Ishte qeni 4-vjeçar ai që nëpërmjet nuhatjes dërgoi pronarin e tij, 44-vjeçarin Jeremy Goldsmith, deri në vendin ku biba ndodhej e vetme dhe e pambrojtur.

Pasi e morën në shtëpinë e tyre, tashmë qeni dhe shpendi janë shndërruar në miqtë më të mirë. “Është e pabesueshme kur i sheh të dy së bashku. Kur e gjetëm rosa ishte shumë e dobët dhe pa dyshim që nuk do të kishte arritur të mbijetonte ndonjë ditë më shumë e vetme”, deklaroi Goldsmith.

”Fred (emri i qenit) ka qenë gjithmonë shumë i afrueshëm dhe sapo e pa, iu afrua dhe nisi ta lëpinte. Që prej atëherë, të dy janë bërë të pandarë dhe qëndrojnë gjatë të gjithë ditës së bashku. Gjëja që pëlqejnë më shumë është të lahen në pishinë ose të vrapojnë, kur zogu është mbi Fredin”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA