Nëse i merr erë për shumë kohë, benzina është në gjendje që të të trullosë dhe ndonjëherë edhe më keq, të të helmojë me avujt e saj.
Megjithatë, për një vajzë unike në botë, benzina jo vetëm që nuk është një shqetësim, por përbën pijen e saj të preferuar.
Programi amerikan “My Strange Addiction” (Varësia ime e çuditshme) transmetoi ditën e shtunë historinë e pabesueshme të adoleshentes. “Edhe pse më djeg në gojë, më bën të ndihem mirë”, deklaroi e reja, e cila konsumon deri në 12 lugë çaji me benzinë në ditë.
Nëna e Shannon, pranoi se fillimisht nuk e besoi se e bija me të vërtetë pinte benzinë, por më pas u detyrua të pranonte të vërtetën, kur e pa se si e bija mbante era benzinë.
“Është e pashmangshme që goja të të mbajë erë, pasi janë avujt që dalin pasi pi karburantit”, u shpreh Shannon, e cila në 2011-n, llogarit të ketë pirë 25-30 kilogramë karburant.
Pirja e naftës apo nënprodukteve të saj konsiderohet toksike, pasi shkakton të djegura, diarre dhe në sasi të mëdha, vdekje. Emisioni shfaqi edhe një mashkull, i cili e ka të nevojshme që të thithë pluhurin e larësit të rrobave çdo minuta në çdo ditë të jetës së tij.
Top Channel