Roberto Carlos nuk do të luajë më për Anzhi Makhachkala në këtë sezon pasi është lënë jashtë listës së lojtarëve të klubit rus dhe presidenti Suleiman Kerimov ka për qëllim që ish-mbrojtësi i Real Madrid të jetë një drejtues i ekipit në të ardhmen.
German Chistvakov, zëvendëspresident i Anzhit, është shprehur për mediat lokale se “Roberto Carlos nuk do të luajë më në këtë sezon në kampionatin rus”.
Braziliani i cili muajin e ardhshëm do të mbushë 39 vjeç është shprehur më parë se po mendon tërheqjen nga futbolli i luajtur dhe “zhdukja” e emrit të tij nga lista e futbollistëve të klubit mund të jetë lamtumira zyrtare.
Fundjavën e kaluar trajneri Guus Hiddink nuk e grumbulloi Roberto Carlosin për ndeshjen ndaj Dinamos së Moskës, në ndeshjen që riktheu kampionatin rus pas tre muajsh pushimi.
Top Channel