Shtypi gjerman ka kritikuar ashpër kombëtaren e drejtuar nga Joachim Low pas humbjes së miqësores ndaj Francës me rezultatin 1-2, në ndeshjen e luajtur në Bremen.
“Shumë lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë. Kështu nuk mund të fitohet titulli kampion Europe”, shkruan ‘Bild’, gazeta më e lexuar në Gjermani.
Më tej, kjo gazetë shton se “mbrojtja është reparti që ka problemet më të mëdha” duke kritikuar ndeshjen e zhvilluar nga Jerome Boateng, Mats Hummels, Holger Badstuber dhe Denis Aogo, të cilët të marrë së bashku kanë luajtur vetëm 62 ndeshje me përfaqësuesen.
Ndërsa ‘Kicker’ sheh mungesën e mesfushorit Bastian Schweinsteiger si arsyen e paraqitjes jo të mirë të kombëtares 100 ditë para fillimit të Euro 2012.
Top Channel