3 muaj radhazi pa Facebook, Twitter dhe celular. Ky është “dënimi” që vuri vetes Jake Reilly, një student nga Chicago (SHBA). Qëllimi i tij ishte të fillonte marrëdhënie me persona dhe jo me profilet e tyre.

Reilly jetonte krejtësisht i varur nga celulari i tij me të cilin fliste rreth 1 mijë minuta dhe dërgonte 1500 mesazhe në muaj. Gjithashtu nëpërmjet tij qëndronte në Facebook dhe në Twitter me orë të tëra gjatë ditës.

Por, gjithçka ndryshoi në 1 tetorin e vitit të shkuar, kur vendosi të shkëpuste të gjitha lidhjet virtuale. Premtoi që nuk do të përdorte celularin për tre muaj sepse kishte vënë re që koha që i kushtonte marrëdhënieve virtuale ishte shumë më e madhe se ajo që i kushtonte atyre reale.

Me anë të këtij eksperimenti ky student kuptoi që miqësia me personat në Facebook nuk ishte aq e thellë sa mendonte. Gjithashtu 24-vjeçari vuri re që kishte edhe më shumë kohë të lirë, por jo gjithçka ishte perfekte. Reilly, në një intervistë për yahoo.com, vuri re që të gjithë miqtë e tij ishin të varur ndaj celularit. Kur shkonte në ndonjë festë qëndronte vetëm duke parë se si të gjithë merreshin me celularin në vend që të bisedonin me njëri-tjetrin.

Me anë të këtij eksperimenti ai kuptoi se njerëzit tashmë e përdorin shumë pak telefonin fiks, por preferojnë të të dërgojnë mesazhe në Facebook.

“U ndjeva shumë i lumtur sepse fillova të kem marrëdhënie të vërteta me shokët e mi”, shprehet Reilly.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA