Stërvitja brutale e truprojeve femra në Kinë

19/01/2012 17:35

Truprojë është një prej punëve më të paguara në Kinë, por për t’u bërë një i tillë, duhet të kalosh më parë një stërvitje të denjë vetëm për njësitë elite ushtarake.

Dhe në një shtet ku në shërbim ushtarak shërbejnë të dy gjinitë, stërvitja për gratë është e njëjtë ashtu si edhe për burrat.

Një revistë amerikane qëndroi për një ditë në kampin e stërvitjes së 20 grave, të cilat stërviteshin në dyluftime trup në trup, në sulme dhe vetmbrojtje me thikë, me armë zjarri dhe duhet të pranonin ushtrime brutale, siç ishte thyerja e shisheve në kokë.

Pothuajse të gjitha rekrutet kanë një diplomë universitare, por e shohin mundësinë e punësimit si truprojë si një rast të artë për t’u pasuruar brenda pak kohe. Në një vend ku paga mesatare është prej 150-200 dollarësh në muaj, truprojet paguhen mesatarisht me 100 dollarë në ditë dhe femrat edhe më shumë.

Më e mira e klasës, do të fitojë një trajnim në Akademinë Ndërkombëtare të Sigurisë në Izrael, ku trajnohen “femrat vrasëse” më të afta në botë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA