Picar, shkolla në kushte mjerane

06/01/2012 00:00

Në shkollën 9-vjecare për 70 fëmijë të fshatit Picar në Gjirokastër dita nis duke mbledhur shkarpa dhe degë të thata pemësh të cilat i përdorin më pas për të ndezur zjarrin dhe për të ngrohur klasat.

Nxënësit thonë se ky është një ritual i përditshëm që në një farë mënyre duket se ka zgjidhur të paktën problemin e ngrohjes. Shkolla u pajis me soba në fillim të vitit mësimor ndërsa duket se ka shumë probleme me ndricimin e klasave pasi instalimet mungojnë.

Nga ana tjetër problem për shkollën mbeten banjot cilat janë jofunksionale. Sipas drejtorit, Klement Dauti po punohet për të plotësuar kushtet higjenike brenda këtij viti.

Ndërkaq, sipas tij problem për shkollën mbetet mungesa e rrethimit dhe mungesa e investimeve për rikonstruksion të godinës.

Shkolla e Picarit nuk ka njohur asnjë rikonstruksion pas viteve 90. Kati i dytë i shkollës është pothujase i braktisur për shkak të lagështisë.

Tashmë aktiviteti është zhvendosur plotësisht në katin e parë ndërsa numri i nxënësve zvogëlohet vit pas viti pasi shumë prindër preferojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollat e qytetit.

Top Channel