Varfëria, 2011 më problematiku në Tepelenë

05/01/2012 00:00

Banorët në Tepelenë mendojnë se viti 2011 ishte ndër më problematikët në planin ekonomik, viti ku listat për blerjen e ushqimeve u shumëfishuan nëpër njësitë e shitjes dhe viti i parë kur emigrantët që punojnë në Greqi ose nuk janë kthyer në familje ose kanë sjellë të ardhura të pakta.

Tepelena ka aktualisht rreth 13 mijë banorë. Pothuajse cdo familje ka të paktën një anëtar në emigracion. Ndërsa në rajone të ndryshme të jugut viti 2011 ishte viti tipik i kthimit përfundimtar të emigrantëve për të jetuar në vendlindje, në Tepelenë nuk ka asnjë familje të kthyer.

Madje sic thonë tregtarët, emigrantët kanë munguar edhe për festat e fundvitit.

Festimet përvec atmosferës më të ndezur të krijuar nga bashkia e qytetit, kanë mbyllur vitin me bilancin më të dobët ekonomik për qytetin.

Top Channel