Berat, përleshje për një vend në treg

05/01/2012 00:00

Gjate procesit të ndarjes së dyqaneve në tregun e ri të bashkise Berat është dashur ndërhyrja e policisë.

Nga 400 kërkesa në treg ka vetëm 300 vende dhe kjo ka bërë që në Zyren e Administrimit te tregjeve te kete dyndje te tregetareve qe kerkojne te regjistrohen, sepse ne rast te kundert humbasin punen e tyre te vetme.

Por procedura e ndjekur nga bashkia i ka acaruar ata. Tregu i ri industrial, investim i Bankës Botërore dhe bashkisë Berat ka përfunduar së ndërtuara prej ditësh dhe tashmë pritet vetëm ndarja e dyqaneve për nisjen e aktivitetit.

Top Channel