Shirat nuk ngopin HEC-et

31/12/2011 15:55

Edhe pse shirat e këtij muaji e kanë përmirësuar paksa situatën hidroenergjetike, Shqipëria vijon të mbetet e varur nga importi për të përballuar konsumin e energjisë.

Sipas të dhënave nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, importi I energjisë mbetet në nivelet rekord prej gati 17 milionë kilovat orë në ditë, prej të cilave 12.5 milionë importohen nga vetë KESH dhe pjesa tjetër nga kompania e Shpërndarjes CEZ.

Çmimet e energjisë luhaten nga 65-70 euro për megavat. Edhe pse krahasuar me nëntorin kur arriti rekordin mbi 100 euro për mega, çmimet janë ulur ndjeshëm, sërish ato mbeten të larta duke bërë që korporata të shpenzojë miliona euro në muaj për blerjen e energjisë.  

KESH  thotë se importet e larta diktohen nga nevoja për të ruajtur rezervën hidrike në vend. Aktualisht niveli i ujit në liqenin e fierzës është 268 metra mbi nivelin e detit, 10 metër më shumë nga fillimi i muajit kur baseni arriti gati në pikën kritike, atje ku nuk prodhohet më energji.

Kaskada prodhon 7 deri në 8 milionë kilovat orë në ditë. Me prurjet aktuale ky është niveli i prodhimit ku hidrocentrali i Fierzën ruan kuotën prej 268 metra. Nëse prodhohet më shumë atëherë niveli i liqenit të Fierzës fillon të bjerë dhe rezerva pakësohet. Burime nga korporata thonë se situata energjetike në vend do të përcaktohet kryesisht nga dy muajt e ardhshëm.

Nëse janari dhe shkurti do të jenë muaj të thatë, atëherë Shqipëria do vazhdojë të blejë energji nga jashtë në kuotat maksimale. Nëse një skenar i tillë do të vartetohet, KESH do të detyrohet të kërkojë sërish mbështetje financiare nga qeveria. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA