Facebook, publikohen fotot private të Zuckerberg

07/12/2011 09:40

Problemet e sigurisë në Facebook kanë prekur edhe vetë Mark Zuckerberg, themeluesin e këtij rrjeti shoqëror.

Një nga 750 milionë përdoruesit përfitoi nga një mangësi në sistemin e sigurisë së Facebook për të hyrë në profilin e Mark Zuckerberg dhe të bënte publike fotot e tij private.

Fatmirësisht për multimiliarderin e ri nuk ka asgjë skandaloze në këto foto. Bëhet fjalë për disa imazhe ku Zuckerberg është duke gatuar dhe disa të tjera së bashku me të fejuarën (Priscilla Chan) dhe qenin e tij. Gjithashtu ka foto të tij me presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Facebook ka bërë të ditur se ishte një problem i përkohshëm dhe tashmë gjithçka është rregulluar, por kjo gjë do të shtojë edhe më shumë dyshimet mbi mungesën e privatësisë dhe sigurisë që ndjejnë shumë përdorues të këtij rrjeti social.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel