Ditë e keqe në punë, hedh skrivaninë nga kati i dhjetë

24/11/2011 16:45

Të gjithë kanë ditët e tyre të këqija në punë, por janë të rrallë ata që e shprehin pakënaqësinë duke hedhur kompiuterin dhe skrivaninë nga kati i dhjetë.

Ngjarja e rrallë ndodhi në qytetin anglez të Bristolit dhe u raportua të enjten në faqet e para të gazetave vendase. I irrituar pas një dite të gjatë dhe të lodhshme, një 49-vjeçar flaku nga dritarja në një moment nervozizmi kompiuterin, dosjet me dokumenta, skrivaninë dhe karrigen.

Gjithçka ndodhi në orën 19:20, në një kohë kur në rrugën poshtë ndërtesës së ndodhur në qendër të qytetit kishte shumë kalimtarë, por që për fat të mirë nuk u lënduan.

Të paqartë se çfarë ishte duke ndodhur, punonjësit e sigurisë së ndërtesës dhanë alarmin e zjarrit, duke evakuar brenda pak minutash të gjithë të pranishmit. Punonjësi i stresuar u ndaluar më pas nga një truprojë.

Me siguri, pasi të dalë nga burgu, atij do t’i duhet të kërkojë një vend të ri pune, mundësisht, në një ndërtesë të katit të parë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA