AK në Maqedoni

19/11/2011 00:00

Në një ligjeratë para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tha se shqiptarët në Maqedoni nuk janë pakicë, por janë komb që jeton në trojet e veta entike dhe duhet të trajtohen si popull i barabartë me maqedonasit.

“A janë shqiptarët minoritet apo pakica si serbet në Kosovë, apo si grekët në Shqipëri, jo. Shqiptarët nuk janë pakicë, ata janë komb që jetojnë në trojet e veta entike. Shqiptarët janë komb që duhet të flasin vetëm shqip. Ata duhet të trajtohen të barabartë kur të flasin gjuhën e tyre. Nuk duhet trajtohen shqiptarët në një vend, njëri si i nënës tjetri si i njerkës. 5 euro për Tetovën dhe 95 euro për qytetet joshqiptare. Kjo është padrejtësi. Që të fitosh të drejtën dhe të mbrosh interesat e tua, duhet të gjesh mjete, por jo mjete të dhunshme dhe mjete lufte”, tha kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu.

Spahiu tha se politikanët shqiptarë në rajon nuk po kultivojnë idenë për bashkimin kombëtar.

“Shkollat fëmijët i cojnë nëpër ekskursione nëpër Beograd, Selanik, në Budva, por nuk i sjellin në Tetovë, nuk i sjellin në Prizren, Prishtinë, nuk i cojnë në trojet shqiptare dhe kjo është politika e mbrapshtë e cila nuk kultivon ndjenjën e bashkimit të interesave shqiptare për t’i parë në një të ardhme”, shtoi kryetari i AK-së.

Duke folur para studentëve në Tetovë, Spahiu tha se shqiptarët duhet të shkojnë në Evropë të bashkuar.

“Ka ardhur koha për të pasur një concept krejt tjetër, që shqiptarët kanë një gjuhë, një histori, një kulturë dhe duhet të kenë një të ardhme. Dhe e ardhmja e tyre nuk është pasi të shkojnë në Bruksel, për të pasur një shtet, pavarsisht është një shtet apo janë shtetet e Bashkuara Shqiptare”, theksoi Spahiu.

Drejtuesi i Alenacës Kuq e Zi, ka vizituar të premten disa qytete shqiptare në Maqedoni, duke nisur nga Struga, Gostivari e Tetova. Të shtunën ai do të vizitojë shtëpinë e Kongresit të Alfabetit në Manastir.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA