Dorëzohen pallatet e Sadamit

14/11/2011 00:00

Ushtria amerikane ka nisur të lërë pallatet e zbukuruara të Sadam
Hussein-it, deri me tani te perdorura prej saj si zyra shtabi dhe muajin
qe vjen do t`ia ktheje keto prona qeverise irakiane.

Por banja e perdorur nga Hussein ne periudhen e roberise dhe dera e celikte e qelise se tij do te largohen me amerikanet. Destinacioni i tyre do te jete nje muze ushtarak ne Shtetet e Bashkuara, si objektet qe do te kujtojne dhomen ku ish-diktatori irakian kaloi dy vjet perpara ekzekutimit ne 2006-ten.   

“Po i kthejme qeverise irakiane ndertesat qe kemi perdorur pergjate kesaj kohe, me te gjitha permiresimet e bera prej nesh, si dhe disa objekte te tjera si gjeneratore, rimorkio e te tjera si keto. Pra, nuk po kthejme thjesht godinat, po i japim me gjithe investimet e bera ne to dhe plot pajisje qe kemi perdorur vitin e kaluar”, tha lejtnant-kolonel Jerry Brooks, historian ushtarak.

Vila ku trupat amerikane ndertuan burgun e sigurise se larte per Hussesin dhe lakeun e tij, Ali Kimikun, ndodhet ne nje kompleks prane aeroportit te Bagdadit, te njohur ndryshe si baza “fitorja”. Autoriteteve irakiane ajo duhet t’u dorezohet ne muajin dhjetor. E rrethuar nga nje mur prej 42 kilometrash dhe tela me gjemba, Fitorja, me e madhja e 505 bazave te ushtrise se Shteteve te Bashkuara ne Irak ka strehuar me shume se 40.000 ushtare dhe gati 25.000 punonjes. Aktualisht, aty kane mbetur vetem 4.000 trupa. Presidenti Obama deklaroi ne fund te tetorit se te gjitha forcat amerikane ne kete vend do te largohen deri ne fund te vitit.

Top Channel