Rinas, aksidentohet makina e eskortës së Berishës
13/11/2011 15:30
Një aksident i lehtë, ku është përfshirë një nga makinat e togës shoqëruese të kryeministrit Sali Berisha, u regjistrua në afërsi të Rinasit në Tiranë.
Nga informacionet paraprake, mësohet se makina, e radhitur në fund të eskortës së kryeministrit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalet anësore të rrugës.
Nga aksidenti është lënduar lehtë drejtuesi i mjetit, që mendohet se është pjesë e truprojave të kryeministrit. Ai është shoqëruar në spital për të marrë mjekimet e duhura.
Nuk ka detaje në lidhje me shkaqet që cuan në aksidentin, që fatmirësisht u mbyll pa pasoja të rënda.
Top Channel