Jan Torp dështon në tentativën e tij për t’u kualifikuar në garat finale të Kupës së Botës së notit që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.
Australiani, që u rikthye në aktivitet pas një periudhe 5-vjecare garoi fillimisht në 100 m stil i lirë dhe me pas ne 100 m flutur.
Ne 100 m stil i lire, Torp fitoi baterinë e tij me kohën 49.45 sekonda, por kjo nuk mjaftoi për të arritur në fazën finale, pasi ne renditjen e përgjithshme ai u pozicionua në vendin e 12-të.
Ndërsa në 100 m stil flutur, Torp realizoi kohën 53.59 sekonda duke u renditur në vendin e katërt ne baterinë kualifikuese dhe të 26 në klasifikimin e përgjithshëm. Gjithsesi, notari australian e konsideroi pozitive paraqitjen e tij në këtë aktivitet.
‘Duke marrë parasysh përgatitjet e deritanishme nuk prisja rezultate më të mira. Në Kupën e Botës bëra një paraqitje të mirë pasi është hera e parë që garoj pas 5 vjetësh. Mendoj se kam bërë një hap përpara. E di që ndonjëherë kjo më duket torturuese sepse do të dëshiroja të garoja më shpejt. Por unë jam i motivuar dhe jam shumë kurioz të di nëse do të jem në gjendje të kthehem në nivelet më të larta”, deklaroi Torp.
Top Channel