Spitalet tona kane kosto të ndryshme edhe në trajtimin e të njëjtës
sëmundje te pacientët. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shendetësor
vëren, se këto kosto ndryshojnë për shkak të pabarazisë së ndarjes së
investimeve, pasi në spitalet ku ka mungesë aparaturash apo mjekët nuk
janë shumë të kualifikuar, kostoja e trajtimit të një pacienti është me e
lartë.

Shërbimi i Kirurgjisë në një spital bashkiak i kushton shtetit 55 mijë lekë, ndërsa po i njëjti shërbim i kushton 45 mijë lekë në një spital rajonal. Një ndryshim më i madh vihet re në shërbimet e Patologjise.

“Ndryshimet nga rajoni në rajon kapin shifra të ndryshimit të kostove deri në tre herë për të njëjtën diagnozë. Spitaleve rajonale, por edhe atyre terciale, u duhen krijuar kushtet në pikëpamje investimore për t’u dhënë të njëjtën paketë shpërbimi, sipas protokolleve të mirëpërcaktuara”, tha drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana.

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili tha se reforma ne shendetesi ka nisur, por nevojiten fonde te konsiderueshme deri ne perfundimin e saj, ndonese frytet e para, kane nisur te ndihen.

“Nevoja jonë për reformë të shpejtë është një nevojë gjithnjë jetike dhe futja e cdo elementi të ri në sistem, jo vetëm është e mirëpritur, por e gjallëron dhe njëkohësisht i jep motive të reja sistemit për të qenë gjithnjë e më i qëndrueshëm”, tha Vasili.

Instituti i Sigurimit te Kujdesit Shendetsor po punon per implementimin e plote te ligjit te Sigurimeve Shendetsore qe ka si moto: akses te barabrte te te gjithe popullates per paketa te mirëpercaktuara sherbimesh shendetsore.

Top Channel